Milani ka vendosur zyrtarisht për drejtorin e ri sportiv. Rindërtimi i klubit do të nisë nga Igli Tare. Kuqezinjtë i kanë besuar ish-sulmuesit shqiptar rolin e drejtorit sportiv për të paktën 2 vitet e ardhshme. CEO i Milanit, Xhorxho Furlani ka deklaruar se cilësitë e Igli Tares e bëjnë këtë të fundit zgjedhjen e përsosur për të kryer këtë detyrë të rëndësishme.
“Jemi të lumtur të mirëpresim Igli Taren në familjen kuqezi. Zgjedhja e duhur për t’ja nisur përsëri. Kompetenca, përkushtimi, dhe vlerat e forta të kombinuara me një njohuri të qendrueshme të futbollit italian dhe një vizioni ndërkombëtar, e bëjnë atë figurën ideale për të kontriubuar në rilindjen e klubit përmes zhvillimit të një projekti sportive ambicioz”, është shprehur Xhorxho Furlani./Sport Ekspres/