Interi ka marrë një fitore dramatike 2-1 ndaj Fiorentinës në javën e tetë të Serisë A, duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes së zhvilluar në “San Siro”. Zikaltrit vuajtën përballë skuadrës mike, por në fund arritën të siguronin tri pikë me shumë peshë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të kaluar në avantazh. Portieri David De Gea ishte një nga protagonistët kryesorë të Fiorentinës, duke bërë disa pritje vendimtare dhe duke mbajtur portën e paprekur.
Në pjesën e dytë, Fiorentina befasoi Interin. Në minutën e 65-të, Alex Jimenez realizoi një gol fantastik me një goditje të fuqishme, duke heshtur përkohësisht tifozët në “San Siro”.
Interi reagoi me të gjitha forcat dhe ushtroi presion të vazhdueshëm në kërkim të barazimit. Pas disa rasteve të shpërdoruara, Marcus Thuram riktheu ekuilibrin në minutën e 90-të, duke ndezur atmosferën në stadium.
Drama nuk përfundoi këtu. Në minutat shtesë, gjyqtari akordoi penallti për Interin dhe Piotr Zielinski u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e fitores në minutën e 90+7-të.
Me këtë triumf 2-1, Interi konfirmon ambiciet për kreun e Serisë A, ndërsa Fiorentina largohet duarbosh pas një ndeshjeje ku ishte shumë pranë surprizës së madhe. /Sport Ekspres/