“Nuk tërhiqet asnjë centimetër para askujt”! Delio Rossi ngre figurën e Igli Tares në Itali: Vetëm lëreni të qetë te Milani dhe do ta shihni… 

Ish-trajneri i Lazios, Delio Rossi ka dhënë një intervistë në mikrofonat e Gazzetta dello Sport për të folur për Igli Taren, drejtorin e ri sportiv të Milanit. Rossi e ka pasur mbi kokë Taren në dikur dhe e ka ndjekur me shumë kujdes rrugën e tij, duke thënë fjalët më të mira për shqiptarin. 

“Igli është drejtor i pranishëm, autoritar dhe shumë i aftë. Ishte i tillë dhe në fillim. Më befasoi me pasionin dhe përkushtimin e tij. I them tifozëve të Milanit që ta lënë të punojë dhe do të sjellë rezultate të shkëlqyera, e ka bërë gjithmonë këtë. Është dikush që merr përgjegjësi dhe kjo i ka munguar Milanit në vitet e fundit. 

Ka shumë autoritet, di ta fitojë respektin dhe nuk tërhiqet asnjë centimetër para asgjëje dhe askujt. Do të bëjë edhe në Milani do ta shihni, është shumë i zoti në marrëdhëniet njerëzore, di të sillet me të gjithë”, tha Rossi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/