Arbitri i finales së Champions League PSG-Inter i sjell fat italianëve, zikaltërit fitojnë 1-0 me rumunin 

PSG-Inter është finalja e sotme e Champions League e cila ka gjithë vëmendjen e tifozëve të futbollit. Italianët do të kërkojnë që të fitojnë trofeun më të rëndësishëm të këtij sezoni, pasi eliminuan Barcelonën më parë. 

Ndërkohë arbitri i këtij takimi do të jetë rumuni 40-vjeçar, Istvan Kovacs, i zgjedhur nga ana e UEFA-s. Interi ka pasur fat sa herë që ka arbitruar Kovacs, duke fituar me të njëjtat shifra, 1-0, Në 6 nëntor të 2024, Interi u përball me Arsenalin dhe fitoi 1-0 me golin e Calhanoglu. Më parë kishte arbitruar edhe një ndeshje mes Interit dhe Atletico Madrid, e përfunduar po 1-0, falë një goli të Arnautovic. Ndërkohë në 2021, Interi do të barazonte me rumunin si arbitër ndaj Shakhtar Donetsk, 0-0. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/