Pasi e humbi një finale me Manchester CIty, Interi i Inzaghit rikthehet në finalen e Champions League për të kërkuar trofeun. Për ish-futbollistin e zikaltërve, Snijder, këtë herë situata është më ndryshe dhe flet më shumë në favor të Interit, ndryshe nga ajo finale e humbur më parë ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.
“Isha në Stamboll dy vite më parë, por kjo finale është ndryshe. Jo vetëm sepse nuk ka një favorit të qartë si ndaj Manchester City, por sepse PSG është më pak dominuese se City në 2023. Është Interi që ka dicka ndryshe nga më parë, është më i fortë, më i matur, më i vetdijshëm. Humbjet, si ajo e dy sezoneve më parë, e kanë bërë këtë ekip më të pjekur dhe skuadra do të jetë e motivuar të reagojë edhe pas humbjes së Skudetos. Shpresojmë se 31 maj i 2025 do të mbahet mend për kohë të gjatë”, tha Snijder. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/