“Ai nuk dinte as të vishte xhaketën”, ish-lojtari i Realit del kundër Kejnit: E çuan ceremoninë në Londër, çfarë rastësie!

“Topi i Artë” nuk ka kaluar pa polemika as këtë vit. Fitorja e Harri Kejnit nuk është duartrokitur nga të gjithë. Guti është një prej figurave që ka folur hapur kundër vendimit për të shpallur Kejnin fitues të “Topit të Artë” për vitin 2026. Ish-lojtari i Realit të Madridit ka ironizuar faktin se rastësisht këtë ediciom ceremonia u zhvillua në Londër dhe fituesi u shpall pikërisht një londinez. Sipas tij Mbapeja ose Jamali duhet të ishin fituesit e “Topit të Artë”.

“Është një rastësi e madhe që ‘Topin e Artë’ të 70-vjetorit po e sjellin në Londër dhe që dikush nga Londra e fiton atë. Çfarë rastësie, apo jo? Është një rastësi e jashtëzakonshme. Lamini dhe Mbapeja e meritojnë më shumë. Mjafton të shihni fytyrën e Kejnit kur ia përmendin emrin.

Ai nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta fitonte ‘Topin e Artë’. Mendonte se Lamini dhe Mbapeja do të ishin para tij. Nuk bën një fytyrë të tillë nëse fiton ‘Topin e Artë’ dhe mendon se e meriton. Ai madje nuk dinte as si ta vishte xhaketën”, është shprehur Guti./Sport Ekspres/