Italia e nisi me një humbje befasuese 3-0 kundër Norvegjisë fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Një disfatë e tillë nuk është pritur mirë te axurrët, që kanë vendosur të marrin masat pa qenë ende vonë. Spaleti ka komunikuar në konferencë për shtyp se do të jetë nesër në stol kundër Moldavisë dhe më pas do të japë miratimin për largimin nga drejtimi i Kombëtares.
Ndërkohë “La Gazzetta dello Sport” raporton se Federata Italiane e Futbollit ka objektiv kryesor arritjen e marrëveshjen me atë që ka nisur të njihet si trajneri i mrekullive. Bëhet fjalë për Klaudio Ranierin. Ky fundit i ka dhënë provat se di si të befasojë dhe se si të ngrejë nivelin e skuadrave të tij. Më parë ka arritur të fitojë titullin kampion në Ligën Premier me Leiçesterin, ndërsa në këtë sezon mori Romën nga një krizë e thellë rezultatesh dhe e dërgoi në vendin e 5-të në renditjen e Serisë A./Sport Ekspres/