Kristiano Ronaldo ka fituar trofeun e tij të 3-të me fanellën e Portugalisë. Mosha është thjesht një numër për të. Edhe pse 40 vjeç, 5 herë fituesi i Topit të Artë ia doli të ishte protagonist në finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës. “Furia e kuqe” kaloi e para në epërsi me anë të Zubemendit në minutën e 21-të. Nuno Mendesi ktheu sërish baraspeshën vetëm 5 minuta më vonë, por Ojarzabali tundi sërish rrjetën për Spanjën në minutën e 45.
Ndërkohë në pjesën e dytë ishte Ronaldo ai që mendoi për ta dërguar ndeshjen në shtesa. Ylli portugez e dërgoi topin pas shpinës së Unai Simonit në minutën e 61-të, çka ktheu sërish në lojë luzitanët. Koha shtesë përfundoi po me shifrat 2-2, teksa në ruletën e penalltive portugezët u treguan më të saktë. Jamali nuk arriti të linte gjurmën e tij në këtë finale dhe në fund u detyrua të shihte Ronaldon të ngrinte një tjetër trofe në karrierën e tij mbresëlënëse./Sport Ekspres/