Sirena turke për Ardian Ismajlin, dy klube të mëdha kërkojnë mbrojtësin shqiptar

Me rënien e Empolit në Serinë B, Ardian Ismajli është duke vlerësuar ofertat për të ardhmen e tij. Kontrata e tij me klubin toskan përfundon më 30 qershor, datë pas së cilës ai do të konsiderohet një lojtar i lirë. Për të nuk mungojnë interesimet, teksa së fundmi në garë për shërbimet e tij janë futur dy klube të mëdha turke.

“Pianeta Empoli” bën me dije se edhe Trabzonspori interesohet për të siguruar firmën e Ardian Ismajlit. Përveç Trabzonsporit, edhe Beshiktashi dëshiron të veshë bardhezi mbrojtësin shqiptar. Megjithatë, Ismajli ka gjithë kohën e nevojshme përpara për të vlerësuar me kujdes çdo ofertë në drejtim të tij, në mënyrë që të marrë vendimin e duhur për të ardhmen./Sport Ekspres/