Bajerni i pamëshirshëm në Botërorin e Klubeve, i shënon 10 gola portierit që punon si magazinier

Bajerni i Mynihut ka dëshmuar sot në fushën e blertë diferencat e mëdha që ekzistojnë mes ekipeve pjesëmarrëse në Botërorin e Klubeve. Gjiganti i Gjermanisë ka mposhtur me rezultatin e thellë 10-0 Okland Sitin. Komani (6′, 21′), Boej (18′), Olizeja (20′, 45’+3′), Myleri (45′, 89′) dhe Musiala (67′, 73′ penallit, 84′) ishin autorët e golave për bavarezët.

Ndërkohë vlen të theksohet fakti se Okland Siti është një ekip gjysmëprofesionist. Portieri i tij, Konor Trejsi, dha një intervistë përpara nisjes së këtij kompeticioni, ku shpjegoi se i duhej të merrte lejen vjetore dhe njëkohësisht pushime të papaguara nga puna e tij si magazinier në një kompani farmaceutike për të marrë pjesë në një turne madhor si Botërori i Klubeve./Sport Ekspres/