VIDEO/ Fundi i një epoke, Ronaldo i jep lamtumirën Portugalisë: Sot ka ardhur momenti t’ja dorëzoj fanellën brezit të ri

Data 5 nëntor 2026 shënon fundin e një epoke për Kristiano Ronaldon. Ylli 41-vjeçar i ka dhënë lamtumirën Kombëtares së Portugalisë. Ish-sulmuesi i Realit të Madridit ka njoftuar përmes një videoje emocionuese se tashmë fanella me numrin 7 do t’i dorëzohet brezave të rinj.

“Erdhi dita t’ua kthej të gjithëve fanellën me numrin 7 të kombëtares sonë. Nuk ishte një vendim i lehtë, sepse disa vendime nuk merren vetëm me mendje, por edhe me zemër.

Doja të fitoja, të isha më i miri, të hyja në histori dhe dhashë gjithçka për atë fanellë. Kam dështuar gjithashtu, kam vuajtur gjithashtu. Por unë kurrë nuk hoqa dorë.

Golat zbehen, trofetë mbeten në muze, ndërsa rekordet, herët a vonë, thyhen. Por ka diçka që koha nuk mund ta fshijë kurrë: vendin që kemi në zemrat e njerëzve. Nëse ndonjëherë ju kam bërë të lumtur, nëse ndonjëherë golat e mi ju kanë bërë të përqafoni dikë, të harronit diçka ose të ndiheshit krenar për kombin tonë, atëherë ia ka vlejtur.

E kalova jetën time duke punuar për t’u bërë lojtari më i mirë në botë. Sot e kuptoj se fitorja më e madhe ishte fakti që fitova të drejtën për të përfaqësuar vendin më të mirë në botë.

Fanella me numrin 7 mbetet. Krenaria që e kam veshur do të mbetet e imja përgjithmonë. Portugalia do të mbetet brenda meje përgjithmonë”, është shprehur ndër të tjera Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/