Tiago Silva shkëlqen në moshën 40-vjeçe, shndërrohet në mur të pakalueshëm kundër Dortmundi

Përballja e sotme mes Fluminenses dhe Dortmundit ka përfunduar në baraspeshë 0-0. Tiago Silva ka udhëhequr ekipin e tij me shiritin e kapitenit në krahë. Edhe pse 40 vjeç, braziliani vazhdonte të ruante një formë mjaft të mirë fizike.

Tiago Silva arriti me sukses ta mbante portën e tij të paprekur, teksa u shndërrua në një mur të pakalueshëm në qendrën e mbrojtjes. Ai fitoi 9 duele në fushën e lojës, më shumë se çdokush tjetër në këtë përballje. Ndërkohë, ish-lojtari i Çelsit ka fituar 8 duele ajrore, ka spastruar 7 herë zonën dhe numëron 3 ndërprerje të pasimeve të kundërshtarëve. Një ndeshje e jashtëzakonshme për të, me anë të së cilës ka dëshmuar përse ka mbajtur vesgu fanella të klubeve të mëdha të Europës./Sport Ekspres/