Nëse një ekip sakrifikon dhe luan me shpirt, mund të shkojë larg dhe të thyejë çdo parashikim dhe kufij imagjinar të vendosur. PSG, kampionia e Europës, ekipi i pakalueshëm i këtij sezoni, është mundur në Botërorin e klubeve nga Botafogo 0-1.
Askush nuk e priste, por kjo ndodhi nga Botafogo. Ndërkohë akoma më interesante ishte deklarata e bërë nga trajneri i PSG, Luis Enrique, pas kësaj ndeshje. Njeriu që eliminoi Interin në finale dhe të gjitha ekipet e Premier League nga Champions League, është shprehur:
“Unë besoj se Botafogo ka qenë ekipi që është mbrojtur më mirë kundër nesh se të gjithë në këtë sezonë. Është ekipi që ka pasur mbrojtjen më të mirë, mbroheshin poshtë, sakrifikonin dhe ishin shumë të mirë, ndihmonin njëri-tjetrin, dua që t’i uroj. Nuk kemi pasur as në kampionat dhe as në Champions League një ekip të tillë”, tha Luis Enrique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/