ZYRTARE/ Ibrahimoviçi shqiptar prezantohet te ekipi i ri, do të jetë pjesë e Bundesligës

Arijon Ibrahimoviçi ka ndërruar sërish ekip. Pas përfundimit të huazimit te Lacio, tashmë mesfushori shqiptar do të provojë një tjetër përvojë në karrierë. Edhe këtë herë, 19-vjeçari do të luajë i huazuar, por do të mbetet pjesë e Bundesligës. Futbolliti është prezantuar në radhët e Hajdenhajmit.

Është vetë klubi gjerman ai që ka zyrtarizuar marrëveshjen përmes faqes së vetë në “Twitter”. Ibrahimoviçi do të mbajë veshur fanellën e Hajdenhajmit për një sezon, teksa verën vitit 2026 do të rikthehet te Bajerni i Mynihut, ekipi që zotëron kartonin e tij./Sport Ekspres/