KF Laçi ka prezantuar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Klubi kurbinas ka njoftuar përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale se Rui Amorimi do të drejtojë skuadrën “Kategorinë e Parë”. Trajneri 48-vjeçar më herët ka ushtruar deryrën e tij në krye të Mirandelës, Benfica Castelo Branco-n, Salguierosit, Santa Clara-s, Vizelës dhe Sreenidi Decanit.
“KF Laçi ju prezanton me trajnerin e parë që do të udhëheqë ekipin bardhezi sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë me garën që do të fillojë prej datës 23 gusht 2025.
Kemi kënaqësinë të njoftojmë arritjen e marrëveshjes me trajnerin portugez, Rui Amorim. 48-vjeçari me një karrierë të pasur i bashkohet ekipit tonë pas eksperiencave me skuadra si Mirandela, Benfica Castelo Branco, Salgueiros, Santa Clara, Vizela dhe së fundmi Sreenidi Decan FC. KF LAÇI i uron mirëseardhjen trajnerit të ri dhe i uron suksese në këtë aventurë të re”, ka njoftuar KF Laçi./Sport Ekspres/