Befasia dje më e madhe nuk ishte humbja e Interit me Fluminese, por ai dështim i Manchester City me Al Hilal. Këta të fundit fituan në shifrat 3-4 me kohën shtesë ndaj qytetarëve dhe kaluan më tej. “I çmenduri” Inzaghi, njeriu që bëri shumë me Interin dhe vetëm pak ditë te Al Hilal i shkaktoi vuajtje Realit dhe tani Manchester City në Botërorin e klubeve, duke e nxjerrë nga gara. Menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi nuk e fshehu kënaqësinë.
“Djemtë ishin fantastikë, mundëm një ekip vërtet të mirë. Dukej e pamundur një ditë më parë, por ne ishim të mirë. Luajtëm me një dëshirë të jashtëzakonshme. Këta djem arritën një sukses duke na çuar në raundin e 16-të. Do të përpiqemi të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Do të përballemi me një ekip të fortë si Fluminese. Por tani është koha ta shijojmë, sepse mposhtja e City-t të Pep Guardiola nuk është e lehtë. Na u desh të ngjiteshim në Everest pa oksigjen dhe ia dolëm”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/