Në ditën e sotme është mbyllur java e fundit e Superiores. Tirana konfirmon super sezonin me Shehin, duke fituar në shifrat 1-3 ndaj Elbasanit.
Pas kësaj fitore, bardheblutë konfirmojnë veten në Superiore duke mbajtur vendin e 6 në renditje. Nga ana tjetër, Vora ka fituar në ndeshjen direkte ndaj Bylis në shifrat 5-2.
Pas kësaj humbje, ballshiotët dhe Flamurtari largohen nga Superiorja, ndërsa Vora shpëton. Në Play Out shkon Teuta, që sot mori një fitore të madhe ndaj Egnatias, 3-2, duke shpëtuar veten nga një tragjedi e rënies së menjëhershme. Nga krahu tjetër, Partizani ka fituar ndaj Dinamos, 2-1. /Sport Ekspres/
