Al Hilal arriti që të eleminonte Manchester City në shifrat 3-4 në kohën shtesë. Një fitore e madhe për Inzaghi në Botërorin e klubeve që me skemën e tij të kundërsulmit eleminoi edhe Pep Guardiolën. Ky i fundit e duartrokiti kundërshtarin pas fitores.
“Pashë shumë gjëra të mira që nuk i kisha parë në të kaluarën. Tani po shkojmë në shtëpi dhe po pushojmë për sezonin e ardhshëm. Për të qenë i sinqertë, skuadra po luan mirë. Mendoj se luajtëm mirë. Në këto situata, ndeshjet janë gjithmonë të vështira.
Ata na ndëshkuan në tranzicione. Ishim shumë të hapur dhe tranzicionet e tyre ishin shumë të shpejta, duhet t’u japësh merita për këtë. Krijuam kaq shumë raste saqë mendova se mund të kishim kaluar përpara, por Bono (portieri i Al Hilal) bëri disa pritje të pabesueshme. Nuk ka asgjë për të thënë”, tha Pep Guardiola. /Sport Ekspres/