Sergej Milinkovi?-Savic nuk dëshiron të luajë për Kombëtaren e Serbisë. Ai ia bëri të qartë këtë trajnerit Dragan Stojkovi? në një bisedë telefonike. “Ne folëm pesë herë. Ai pohoi se nuk është gati mendërisht. Për sa kohë që unë jam përzgjedhësi, ai nuk do të ftohet përsëri,” tha Stojkovic dhe shtoi: “Do ta pranoni, pas pesë bisedave, nuk ka nevojë të flasim më për këtë temë. Asnjë debat. Nuk kam dëshirë të bind askënd nëse nuk dëshiron”, tha trajneri i Serbisë.
Kështu Stojkovic shkoi në Amerikë për të biseduar me Kostic dhe Vlahovic, por nuk u takua me Milenkovic. Kjo ka ngjallur shumë debat dhe pakënaqësi në Serbi, teksa serbët pyesin veten sesi ka mundësi që Stojkovic takon Kostic dhe Vlahovic, por nuk flet nga afër me Milenkovic që zhvilloi një ndeshje mbreslënëse dhe eleminoi një ekip si Manchester City nga Botërori i klubeve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/