Tomas Strakosha kurorëzohet portieri më i mirë në kampionatin grek, paraqitjet e tij nderohen me çmim

Tomas Strakosha ishte një nga pikat e rëndësishme të AEK-ut të Athinës në fitimin e titullit kampion në sezonin e shkuar. Paraqitjet e portierit shqiptar janë kurorëzuar mbrëmjen e djeshme. Gardiani i Kombëtares shqiptare ka fituar çmimin Portieri më i Mirë i Kampionatit Grek në sezonin 2025/26.

Ky çmim i është dorëzuar gjatë ceremonisë së organizuar nga Shoqata Panhelenike e Futbollistëve Profesionistë, e cila përkonte me 45 vjetorin e krijimit të kësaj organizate. Gjithashtu, Tomas Strakosha është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit 2025/26 të kampionatit grek./Sport Ekspres/