Diogo Jota humbi jetën në një aksident tragjik dhe ky lajm tronditi dhe preku të gjithë planetin. Policia spanjolle njoftoi gjithçka dhe zbuloi detajet e aksidentit rrugor. “Aksidenti rrugor ndodhi në orën 00:30 të mëngjesit të sotëm në kilometrin e 65-të të autostradës A52 në rrethin e Sernadillës, Zamora.
Një automjet doli nga rruga dhe gjithçka tregon se një gomë shpërtheu gjatë parakalimit. Si pasojë e aksidentit rrugor, makina u përfshi nga flakët dhe të dy pasagjerët mbetën të vdekur. Priten raportet mjeko-ligjore dhe një nga të vdekurit është identifikuar si Diogo Jota, një futbollist i Liverpoolit, si dhe vëllai i tij Andre Felipe”, tha policia spanjolle në një deklaratë.
Është veçanërisht e dhimbshme që Jota dhe e dashura e tij e gjatë Ruta Cardozo u martuan dhjetë ditë më parë dhe Diogo la pas gruan dhe tre fëmijë. Postimi i fundit i Diogo Jotës në Instagram është për atë martesë dhe ka thyer zemrën e të gjithëve me “parandjenjën” e tij. “Një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë”, shkroi Jota me një video nga dasma. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/