Ildi Gruda do të veshë fanellën e Egnatias për dy vitet e ardhshme. Në Shkodër prisnin të vazhdonin bashkëpunimin me të, teksa klubi Vllaznia pretendonte të kishte ende një marrëveshje me lojtarin. Por e kundërta ndodhi. Ildi Gruda u zyrtarizua me kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore”-s.
Nuk ka munguar as reagimi i trajnerit të Vllaznisë, Edi Martinit, i cili ka përdorur llogarinë e tij në “Facebook” për t’u shprehur. “Urime Egnatia, urime Gruda, urime Demrozi, jeta vazhdon…”, ka shkruajtur Edi Martini./Sport Ekspres/