Teo Hernandezi nuk do të jetë pjesë e projektit të ri të Milanit. Mospjesëmarja e mbrojtësit francez në listën e lojtarëve që do të kryejnë fazën përgatitore për sezonin e ri është një shenjë e qartë e largimit. Sipas mediave italiane, Hernadezi do të transferohet në Arabinë Saudite.
Milani thuajse ka arritur akordin me Al Hilalin. Nga kjo marrëveshje kuqezinjtë do të përfitojnë 25 milionë euro. Në Arabi Teo Hernandezi do të gjejë Simone Inzaghin, i cili ka marrë së fundmi drejtimin e Al Hilalit./Sport Ekspres/