VIDEO/ Derbi i Italisë nuk njeh fitues, Milani buzëqesh pas përfundimit të Juventus-Inter

VIDEO/ Derbi i Italisë nuk njeh fitues, Milani buzëqesh pas përfundimit të Juventus-Inter

Nuk ka fitues në derbin e Italisë. Juventus-Inter ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1. Fati i takimit u vendos që në pjesën e parë. Dushan Vlahoviçi zhbllokoi rezultatin në minutën e 27 të ndeshjes me një goditje nga brenda zonës.

Por festa e bardhezinjve nuk zgjat shumë. Gjatë minuta më vonë, Lautaro Martinezi e dërgoi topin në rrjetë dhe riktheu baraspeshën. Rezultati shkoi në 1-1 dhe i tillë mbeti deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Me këto shifra, ai që buzëqesh në fund është Milani. Këta të fundit kanë ngushtuar në këtë mënyrë diferencën e pikëve në tabelën e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/