Yamal u shfaq në skenën e futbollit pothuajse dy vjet më parë kur ishte vetëm 16 vjeç, dhe askush nuk e priste atë që do të bënte adoleshenti i Barcelonës. Që në sezonin e parë, ai luftoi për një vend në ekipin kombëtar spanjoll, me të cilin u bë kampion i Evropës një vit më parë, dhe tregoi cilësinë e tij në sezonin që kemi lënë pas.
Yamal arriti të fitojë kurorën e trefishtë në Spanjë me Barcelonën dhe e vetmja gjë që klubi katalanas nuk arriti të fitonte sezonin e kaluar ishte Champions League. Shumë besojnë se Yamal është tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë dhe, së bashku me Ousmane Dembele, kandidati kryesor për të fituar Topin e Arte.
Ai është aktualisht me pushime dhe dha një intervistë në të cilën vendosi të zbulojë se kë e konsideron lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave. Sigurisht, zgjedhja ra mbi Lionel Messin, të cilin e shijoi duke e parë ndërsa argjentinasi luante për Barcelonën, me të cilën fitoi gjithçka që kishte për të fituar.
“Për mua, Leo Messi është futbollisti më i mirë në histori. U frymëzova nga gjithçka që bëri ai brenda dhe jashtë fushës, ai më frymëzon admirim në çdo kuptim të fjalës. Leo pati një ndikim global. Më pëlqeu absolutisht çdo aspekt i lojës së tij dhe për mua është diçka vërtet e bukur”, tha Yamal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/