“Guardiola sudjoi Napolin tim”, trajneri italian: Bënim gjëra të shkëlqyera

Valter Maxarri ka dhënë një deklaratë të fortë për “Tuttomercatoweb”. Trajneri italian pretendon se Guardiola ka studjuar lojën që ai zhvillonte në kohën kur drejtonte Napolin. Ai shton gjithashtu se Guardiola i ka ftuar edhe në grumbullimin e Barcelonës.

“Unë mbrojtës? Marrëzira. Guardiola studjoi Napolin tim. Ai na ftoi në grumbullimin e Barcelonës. Ne sulmonim me 5, mbronim me 5 dhe e rifitonim topin menjëherë. Në Torino ishim të parët në rimarrjen e topit në gjysmëfushën e kundërshtarit. Ishte hera e fundit që trajnova gjatë gjithë kampionatit dhe bëmë gjera të shkëlqyera”, ka thënë Valter Maxarri./Sport Ekspres/