Çelsi ishte befasia e madhe e Kupës së Botës për klube, që u zhvillua në SHBA. Blutë e Londrës mposhtën me rezultatin 3-0 PSG-në në finale, duke marrë kështu të vetmin trofe që mungonte në kabinetin e tyre.
Kol Palmeri ka qenë i ashpër me deklaratën e tij pas ndeshjes. Futbollisti i Çelsit i është drejtuar të gjithë personave që nuk kanë besuar te kjo skuadër dhe që kanë hedhur baltë mbi ta gjatë gjithë sezonit.
“Njerëzit dyshuan te ne. Ata nuk na besuan. Njerëzit kanë nxjerrë m*t nga goja për ne gjatë gjithë sezonit. Por më lini t’ju them se Enco Mareska po ndërton diçka të veçantë te ky klub”, ka deklaruar Kol Palmeri./Sport Ekspres/