Vllaznia merr një fitore të artë ndaj Elbasanit, Uldedaj vendos gjithçka në “Loro Boriçi”!

Vllaznia ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në javën e 11-të të Abissnet Superiore, duke mposhtur Elbasanin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”. Heroi i shkodranëve ishte Uldedaj, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 45-të, duke i dhënë avantazhin dhe në fund fitoren skuadrës së drejtuar nga Csaba Laszlo.

Megjithatë, Elbasani pati mundësitë e veta për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Nikaj ishte pranë golit në disa raste, madje në minutën e 43-të goditja e tij u ndal nga traversa. Në pjesën e dytë, verdheblutë shtuan presionin dhe kërkuan me ngulm barazimin, por u përballën me një Jukaj në formë fantastike. Portieri i Vllaznisë bëri disa pritje vendimtare, duke ndalur Nikajn dhe Mazarit në momente shumë të rrezikshme.

Kështu, Vllaznia rikthehet te fitorja dhe shkon në kuotën e 12 pikëve, duke parakaluar Partizanin. Nga ana tjetër, Elbasani pëson humbjen e parë nën drejtimin e Glen Dajës dhe mbetet me 15 pikë në klasifikim. /Sport Ekspres/