“Sezoni nisi keq! Dita e Tares nuk zgjat 48 orë, por 24 si gjithë të tjerët”, gazetari italian: Mitaj? Më rezulton se…

Karlo Pelegati ka kritikuar merkaton e Milanit. Gazetari italian është shprehur përmes kanalit të tij në “Youtube” se drejtuesit e klubit kuqezi duhet ta kishin arritur shumë më herët marrëveshjen me Igli Taren. Ai ka theksuar se drejtorit sportiv shqiptar i duhej dhënë më shumë kohë, në mënyrë që të studionte lëvizjet që do të kryente këtë verë. Sa i përket lakimit të emrit të Mitajt te Milani, Pelegati deklaron se përpos njohjes së mirë që Tare ka për mbrojtësin, nuk është hedhue asnjë hap konkret për të siguruar shërbimet e tij.

“Më thanë se situata e Jasharit kërkon kujdes në gjykim. Ekziston një besim se ai përfundimisht do të vijë te Milani, por tani për tani është një bllokim total. Milani nuk do të kalojë 30 milionë euro dhe Giorgio Furlani e ka thënë qartë se është larguar. E di që Igli Tare e njeh shumë mirë Mitajn, por nuk e di nëse ka bërë lëvizjen e duhur. Më rezulton se Milani nuk ka bërë ende asnjë lëvizje për të nënshkruar me këtë lojtar.

Gabimet e së kaluarës po ndikojnë në të ardhmen. Sezoni nisi keq, sepse drejtori sportiv u morr shumë vonë. Tare duhet të kishte pasur kohë për të planifikuar transferimet dhe për të studiuar rinovimet dhe lojtarët në sektorin e të rinjve. Ai kishte nevojë për këtë disa muaj më parë. Ditët e tij nuk janë 48 orë të gjata, janë 24 si të tjerët”, ka deklaruar Karlo Pelegati./Sport Ekspres/