Krenari/ Jasir Asani do bëhet kapiteni i gjithë Koresë së Jugut, luan me ekipin e Premier League

Lojtarët e Shqipërisë e kanë lënë gjurmën e tyre kudo kanë shkuar, në çdo kontinent. Të shumtë janë futbollistët tanë që po shkëlqejnë përtej Europës, ndërsa një prej këtyre rasteve është edhe ai i Jasir Asanit. Ky futbollist është rikthyer të luajë në nivelet më të larta te Gëangju, pas një periudhe jo të mirë të lënë pas shpine.

Interesimet dhe ofertat nuk kanë munguar për të, por trajneri i Gëangju ka vendosur që Asani të qëndrojë në skuadër, vecanërisht pas dënimit që Gëangju ka marrë duke mos federuar dot transferimet e reja. Si pika më e fortë e ekipit, Asani nuk është prekur dhe nuk duhet të largohet të largohet.
Ndërkohë në datën 30 korrik, do të luhet një ndeshje prestigji dhe miqësore shumë e veçantë. Lojtarët më të mirë të Koresë së Jugut do të përballen kundër skuadrës së njohur të Premier League, kundër Neëcastle.

Dhe Federata e Futbollit në atë vend ka hapur një votim me të gjithë lojtarët e kampionatit vendas, duke i kërkuar tifozëve që të votojnë për të zgjedhur 11-shen e lojtarëve që do të luajë nga minuta e parë.
Mes tyre, ishte edhe Jasir Asani, lojtari më i votuar në Korenë e Jugut që do të luajë nga minuta e parë për shkak të votave të tifozëve, madje duke qenë lojtari i vetëm i Gëangju që do të marrë pjesë në këtë super skuadrës të Koresë së Jugut për të luajtur kundër Neëcastle.

Nuk mbaron me kaq, pasi sipas zëra që po përflitet, në këtë ndeshje mund të jetë kapiteni i ekipit, Jasir Asani. Kjo pasi mes dy trajnerëve që do të drejtojnë ekipin në fjalë do të jetë edhe trajneri aktual i Gëangju. Ai pritet ta gradojë Jasir Asanin si kapiten dhe nëse kjo ndodh, Asani do të ishte lojtari më i mirë mes më të mirëve të Koresë së Jugut, me shiritin e kapitenit në krahë. /Sport Ekspres/