LIVE, Breidablik-Egnatia/ Rrogozhinasit shpërfytyrohen në Islandë, pësojnë 4 gola në pjesën e parë

E pabesueshme ajo që po ndodh me Egnatian në Islandë. Ndeshja ka marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër nga ajo që pritej. Rrogozhinasit janë shpërfytyruar në transfertë. Pjesa e parë ka përfunduar në shifrat 4-0 në favor të vendasve.

Thorsteinsoni tundi rrjetën në minutat 15 dhe 27, ndërsa Einarsoni shënoi në minutat 23 dhe 38. Një dominim i islandezëve, që në fund të kësaj pjese të parë e shohin veten thuajse të kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Kampionëve./Sport Ekspres/