Drita ka shkruar historinë mbrëmjen e sotme. Skuadra nga Gjilani bëhet e para e kampionatit të Kosovës që arrin të kalojë një tur në kualifikueset e Champions League-s. Kampionët e Kosovës eleminuan Differdange-n me rezultatin e përgjithshëm 4-2.
Festë ka pasur edhe në Tetovë. Shkëndija ka eleminuar TNS-në në këtë tur të parë kualifikues. Pas barazimit 0-0 në Uells dhe atij 1-1 në shtëpi, ndeshja është zgjidhur në kohën shtesë, kur Ademi i dha fitoren Shkëndijës. Me këtë kualifikim, të dyja skuadrat shqiptare kanë siguruar të paktën arritjen deri në “play off” të Conference League-s./Sport Ekspres/