Përveçse janë lojtarë fantastikë, pikësëpari futbollistët e Kombëtares tonë janë njerëz fantastikë. Ky është edhe rasti i Taulant Seferit, sulmuesit që është në formë fantastike te Kombëtarja dhe klubin e tij. Në një intervistë të fundit në “Më lër të flas”, Seferi ka treguar edhe lidhjen emocionale të fort që ka me nënën e tij.
“Përveç shqiptarëve, këtë sukses ia dedikoj padyshim edhe mamit, sepse ajo ka qenë gjithmonë me ne, duke qenë se babi ka pasur probleme… Po emocionohem sepse ajo na ka rritur me forcën e saj edhe domethënë tani kur kam filluar karrierën kudo që kam ikur, mami është gjithmonë me mua. E marr gjithmonë me vete.
Mami im padyshim që është shumë e lumtur, por me thënë të drejtën tani ka nisur të vijë në stadium, pasi ka pasur gjithmonë shumë emocione. Duke parë situatën i thoja që më mirë të mos vinte. Këto vitet e fundit që ka nisur të vijë në stadium më ka sjellë shumë fat. Dua ta përshëndes mamin dhe i them që e dua shumë”, tha Seferi. /Sport Ekspres/