Luka Modriçi është zyrtarizuar së fundmi si lojtar i Milanit. Mesfushori kroat ka dhënë intervistën e tij të parë për “Milan TV”, ku ka treguar se çfarë e shtyu të bëhej pjesë e kuqezinjve. Futbollisti 39-vjeçar ka thënë se Tare ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë transferim. Modriçi ka vlerësuar së tepërmi faktin që drejtori sportiv shqiptar udhëtoi drejt Kroacisë për t’i treguar projektin. Kroati ka theksuar se ka ende uri për të fituar dhe se Milani nuk duhet të kënaqet me mediokritete.
“Doja të qendroja në Europë për të vazhduar për të luajtur futboll konkurues. Kisha oferta të tjera, por kur më telefonoi Milani, ishte e qartë për mua. Isha shumë i impresionuar nga fajti që drejtori sportiv Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar Milanin dhe projektin. Ishte shumë e rëndësishme për mua më tregoi se sa shumë donin që të më sillnin këtu. Milani nuk mund të kënaqet me mediokritete. Jam ende i uritur për të fituar”, ka deklaruar Luka Modriçi./Sport Ekspres/