Rei Manaj është pranë largimit nga Sivaspori. Mes palëve pati një krisje të marrëdhënies dhe me shumë ngjasa, sulmuesi shqiptar nuk do të luajë një kategori më poshtë. Klubi turk është në negociata për transferimin e lojtarit, fakt të cilin e ka pranuar më herët edhe vetë presidenti.
Sipas mediave arabe, Al Sharxhah ka dorëzuar një ofertë zyrtare për Rei Manajn. Mësohet se klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka ofruar 1.5 milionë dollarë dhe pret përgjigjen në orët e ardhshme. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i drejtuesëve të Sivasporit, të cilët nga ana tjetër kërkojnë të arkëtojnë më shumë para nga shitja e kartonit të Rei Manajt./Sport Ekspres/