Igli Tare ka gjetur zëvendësuesin e Teo Hernandezit. Krahu i majtë i mbrojtjes së Milanit do t’i besohet Pervis Estupinjanit. Futbollisti nga Ekuadori është pjesë e Brajtonit në Ligën Premier. Lojtari 27-vjeçar është një nga elementet më të spikatura të klubit anglez, me të cilin ka zhvilluar paraqitje mjaft pozitive.
Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshjen verbale mes tyre për këtë transferim. Milani do të paguajë 17 milionë euro plus 2 milionë të tjera shtesë për kartonin e Estupinjanit. Ndërkohë vetë mbrojtësi i majtë do të firmosë një kontratë afatgjatë me klubin kuqezi. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes./Sport Ekspres/