Situata e Kristjan Asllanit te Interi po vazhdon të ndërlikohet gjithmonë e më shumë. Interi po punon me merkaton e daljes dhe po has shumë probleme te Asllani. Shqiptari nuk është pjesë e projektit të Chivu, por largimi i tij nuk do të jetë aq i thjeshtë sa dukej në fillim.
Zikaltërit kërkojnë të shesin kartonin e tij dhe të mos e kalojnë në huazim. Por vlera e Interit është 18-20 milionë euro për Asllanin. Një shifër të tillë e kanë dhënë vetëm ekipe jashtë Serisë A, pasi brenda Italisë, duket një shifër e madhe.
E gjitha kjo bie në kontraditë me vetë zgjedhjen e Asllanit që kërkon të qëndrojë në Serinë A dhe nuk pranon asnjë ofertë jashtë saj. Një tërheqje litari është duke u bërë me Asllanit dhe Interit, teksa e ardhmja e shqiptarit mbetet në tymnajë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/