Raffaele Huli është një prej atyre talenteve të Shqipërisë prej të cilëve duhet pasur një vëmendje se çfarë do të ndodh me të në të ardhmen. I rritur në Itali, Huli është pjesë e Shqipërisë U-17 dhe vlerësohet me shumë potencial për të ardhmen.
Një fakt për të mbështetur këtë ide është kontrata e ofruar nga Juventusi. Pa mbushur ende moshën 17-vjeçare, portieri i Kombëtares ka firmosur kontratën e parë profesionale me Juventusin. Nën menaxhimin dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të menaxherit të tij Dorian Shkira, pjesë e SEG, Raffaele Huli ka bërë një hap të madh përpara duke firmosur për 3 vite me bardhezinjtë, me kontratën që skadon në vitin 2028.
Në një rast të tillë, pritet që me kalimin e kohës, shqiptari të marrë shansin e tij në ekipin e parë të Juventusit. /Sport Ekspres/