Partizani zyrtarizon trajnerin për ekipin e dytë, ja se cilët do të drejtojnë të kuqtë

Partizani ka zyrtarizuar trajnerin sa i përket ekipit B. Të kuqtë kanë zgjedhur që këtë skuadër ta marrë Oltijon Kërnaja, një trajner me eksperiencë të madhe në Kategorinë e Parë. Pas disa vitesh atje, Kërnaja merr ekipin B të Partizanit, ndërsa pjesë e stafit teknik do të jenë Realf Zhivanaj dh Oriand Abazaj.

“Partizanit B ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2025–2026. Nën drejtimin e trajnerit Oltijon Kërnaja, të kuqtë kanë filluar punën me objektiva të qarta për këtë edicion.
Pjesë e stafit teknik do të jenë gjithashtu edhe Realf Zhivanaj dhe Oriand Abazaj.

Partizani B do të garojë këtë sezon në Kategorinë e Dytë, me synimin kryesor ngjitjen në Kategorinë e Parë. Klubi beson se me mbështetjen e të gjithëve, skuadra do të arrijë edhe këtë vit objektivat”, shkruhet në njoftimin e Partizanit. /Sport Ekspres/