LIVE, Atletic Escaldes-Dinamo/ Të pafat! Topi nuk do të hyjë në rrjetë, Dinamo trondit traversën (VIDEO)

LIVE, Atletic Escaldes-Dinamo 1-0

E gjithë vëmendja ishte për të parë Ilir Dajën në Europë, sesi do të ishte ecuria e tij me Dinamon. Pritshmëritë në këtë pjesë për ndeshjen Atletic Escaldes-Dinamo mund të thuhen se janë përmbushur.
Ecaldes është pjesë e kampionatit të Andorrës, por pak ditë më parë fituan në të dyja ndeshjet dhe mundën një ekip si Dudelange që ka koeficent shumë më të lartë se të gjitha ekipet shqiptare.

Për më tepër ndeshja e sotme luhet në transfertë për Dinamon dhe ekipi i Dajës e ka dominuar gjithë pjesën e parë. Ndeshja është luajtur me një portë, i gjithë Escaldes ishte i mbyllur prapa dhe Dinamo organizonte lojën, por kishte probleme në krijimin e rasteve të pastra. Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favorin e vendasve në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Në një moment, me një dalje të gabuar të portierit të Escaldes, topi shkoi ngjitur me shtyllën duke i mohuar golin Dinamos. Asnjë gjuajtje në portë për Escaldes derisa në minutën e 38 pas një gabimi foshnjarak të një lojtari dinamovit që i fali goditjen e këndit kundërshtarit, nga ajo goditje këndi do të vinte edhe gjuajtja e parë e vërtetë në portë që përfundoi në rrjetë. Megjithatë kjo pjesë e parë foli vetëm për Dinamon dhe si rrallëherë, një ekip i Shqipërisë luan futboll në transfertë, kjo falë Ilir Dajës. /Sport Ekspres/