Shqipëria rrezikonte shumë nëse dështonte këtë vit në Europë, për të rënë akoma më shumë në renditje dhe mund të humbiste një tjetër ekip nga Europa. Megjithatë me performancën e fundit, kjo nuk do të ndodh.
Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo fituan ndeshjet e tyre duke siguruar një nivel më të lartë të Shqipërisë në Europë dhe duke grumbulluar më shumë pikë. Në sezonin e shkuar, Shqipëria kishte grumbulluar 1250 pikë nga performanca e ekipeve tona në Europë, ndërsa tani kemi grumbulluar 1375 pikë dhe nuk ka mbaruar akoma asgjë pasi kemi tre ekipe në lojë që duhet të mbrojnë fitoret e tyre për të shkuar më tej.
Kështu Shqipëria pritet të grumbullojë pikë të tjera të vlefshme për t’u ngjitur akoma më shumë në renditje. Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e 45 mes 55 shteteve, por nëse ekipet tona do të mbyllin me sukses detyrën e tyre edhe në ndeshjet e kthimit, vendi i 40 është mëse i arritshëm dhe do të ishte një ngjitje e mirë për këtë sezon. /Sport Ekspres/
? Three nations have already won MORE POINTS in this season that in a complete previous season:
?? Albania – 1.375 pts (1.250 pts)
?? Andorra – 1.666 pts (1.000 pts)
?? N. Macedonia – 1.500 pts (0.666 pts) pic.twitter.com/NhTF2W6kZ4
— Football Rankings (@FootRankings) July 26, 2025