Kombëtarja i bën nder Armando Brojës me largimin nga lista, sulmuesi niset drejt Barcelonës

Armando Broja nuk do të jetë gati për Shqipërinë për katër takimet që do të zhvillohen për Ligën e Kombeve. Sulmuesi shqiptar nuk u grumbullua nga Maran për këto takime të rëndësishme për t’u kualifikuar në Europian, pa rrugën kryesore.

Por kjo mungesë duket se i bën nder Armando Brojës për të rigjetur veten në klub. Në ndeshjen e fundit të Burnley, Broja përfundoi zgjedhje e katërt. Trajneri Hayen aktivizoi të gjithë sulmuesit, por la në stol vetëm shqiptarin.

Kështu nisur nga vendi i fundit në Championship dhe me pankinën e rrezikuar, trajneri Hayen ka vendosur që të bëjë një turne përgatitore në fundin e shtatorit.Duke parë që Kombëtaret si rrallëherë do të luajnë për tre javë, Burnley do të niset drejt Barcelonës për t’u stërvitur në fushën e Espanjolit dhe për të parë nga afër këtë klub.

Kështu trajneri Hayen do të përfitojë nga mundësia për të bërë një tur të dytë përgatitor për sezonin e ri me lojtarët që nuk janë grumbulluar nga Kombëtaret. Aty Armando Broja do të ketë mundësi për të ardhur në formën fizike të duhur dhe për të bindur trajnerin se ka ende potencial. Për më tepër, Broja ka humbur thuajse 3-4 vitet e fundit turin përgatitor duke mos qenë asnjëherë gati për dëmtimet e tij. Edhe këtë sezon, Broja u dëmtua duke mos e bërë turin përgatitor deri në fund. E parë në këtë prizëm, ky tre javësh, nëse nuk do të ketë një tjetër dëmtim, mund t’i shërbejë Brojës për karrierën e tij më shumë sesa ngarkesa që do të kishte me Kombëtaren. /Sport Ekspres/