Sherif Kallaku është lojtari më i ri i Vllaznisë. Futbollisti 27-vjeçar ka firmosur me klubin shkkdran deri në vitin 2027. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqeblu përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Kallaku është një emër i njohur për Edi Martinin, i cili më herët e ka pasur nën urdhërat e tij te Teuta, ku ka ditur si ti merrte më të mirën në fushën e lojës.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Sherif Kallaku për të qenë pjesë e skuadrës tonë deri në vitin 2027. Lojtari ndërkohë pasditen e sotme ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin duke u vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Sherif”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Sport Ekspres/