Anis Mehmeti e ka nisur me gol sezonin e ri. Futbollisti shqiptar tundi rrjetën e fitoren e Bristol City-t përballë Sheffield United-it. Anësori skuadrës uellsiane po përcjell edhe në këtë sezon të ri formën e mirë që gëzonte në edicionin e shkuar, ku arriti ta mbyllte kampionatin me 12 gola në autorësinë e tij.
Performanca e Mehmetit të javën e parë të kampionatit është vlerësuar nga “Sofascore” me notën 8.3. Një vlerësim që e përfshin atë në 11-shen më të mirë të javës të kampionatit Championship./Sport Ekspres/