Merr fund ëndrra Champions për Shkëndijën. Kuqezinjtë e Tetovës janë eleminuar nga Qarabag-u me rezultat të përgjithshëm 6-1. Transferta azere rezultoi aspak e lehtë për skuadrën shqiptare.
Tamba kaloi në epërsi Shkëndijën në minutën e 10, por festa zgjati vetëm 6 minuta. Autogoli i Cakes në minutën e 16 i hapi rrugë përmbysjes së Qarabag-ut. Kady (18′), Axundzade (33′), Jankovic (35′ p.) dhe Andrade (59′) vulosën shifrat në 5-1 në favor të ekipit azer. Ky rezultat e dërgon Shkëndijën në “play off” të Europa League-s, ku do të përballet me humbësin e çiftit Ludogorets-Ferencvaros./Sport Ekspres/