Parrizani ka zyrtarizuar sot një tjetër përforcim në mesfushëm. Klubi kryeqytetas ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me Rowan Human-in, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Futbollisti 24-vjeçar është pjesë e Kombëtares së Afrikës së Jugut, ndërsa në të shkuarën ka veshur fanellën e Makabi Tel Avivit dhe të Beitar Tel Avivit.
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Rowan Human. Mesfushori 24-vjeçar njëkohësisht pjesë e përfaqësueses së Afrikës së Jugut ka nënshkruar me të kuqtë për dy sezone me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Fantazisti i bashkohet Partizanit nga skuadra afrikano jugore AmaZulu. Gjithashtu ai ka qenë pjesë edhe në Izrael me Makabi Tel Aviv dhe Beitar Tel Aviv. Human pritet të sjellë më shumë cilësi dhe eksperiencë në repartin e mesfushës”, ka njoftuar klubi Partizani./Sport Ekspres/