Al Nasëri është finalsite e Superkupës së Arabisë Saudite. Verdheblutë kanë mposhtur Al Itihadin me shifrat 2-1 në gjysmëfinale. Mane tundi rrjetën në minutën e 10, por vetëm 6 minuta më vonë u rivendos baraspesha. Mitaj dha një pasim të mrekullueshëm, nga i cili më pas nisi aksioni i golit për Al Itihadin.
Situata u përkeqësua edhe më shumë për Al Nasërin, teksa Sadio Maneja u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 25. Megjithatë verdheblutë nuk u dorëzuan. Në minutën e 61-të, Ronaldo dha një asist për Zhoao Feliksin, i cili vulosi shifrat përfundimtare në 2-1. Skuadra e Mitajt u eleminua kështu nga Al Nasëri i Ronaldos, me këtë të fundit që është në kërkim të trofeut të tij të parë në Arabinë Saudite./Sport Ekspres/