Asllani ndryshon papritur kursin e negociatave, tashmë është pranë klubit tjetër italian

Negociatat mes Asllanit dhe Bolonjës kanë ngecur. Megjithëse mesfushori shqiptar ishte pranë kalimit te kuqeblutë, kursi i merkatos ka ka marrë një tjetër rrjedhë. Tashmë Asllani është pranë kalimit te Torinoja.

Xhanluka Di Marcio raporton se klubi torinez po provon të arrijë një marrëveshje për një huazim me vlerë 1.5 milionë euro me të drejtë blerjeje për 12 milionë euro. Një ofertë kjo që duket se i kënaq të gjitha palët dhe që mund të finalizohet me një firmë në kontratë./Sport Ekspres/