“Vendi i dytë ka qenë arritje e madhe për ne”, Rrahmani: Po bëjmë përparime për rinovimin

Amir Rrahmani është rikthyer sërish në fushën e lojës me fanellën e Napolit. Mbrojtësi shqiptar ndihmoi ekipin të ruante portën e paprekur në fitoren 4-0 kundër Kremonezes. Rrahmani ka folur për mediat në konferencë për shtyp pas ndeshjes, ku ka shuar kureshtjen e gazetarëve të pranishëm.

“Kam qenë jashtë për më shumë se dy muaj dhe ishte e vështirë të gjeja ritmin tim. Ishim me fat sepse shënuam shumë gola sot dhe ishte më e lehtë për mua. Nuk ishte vetëm mungesa ime, por kishte edhe shumë të tjera. Ndoshta ishim pak të pafat.

Të gjithë e dinë kur luan mirë apo jo. Ne e dimë tashmë nga shikimi i shokëve të ekipit nëse diçka nuk ka shkuar mirë. Ishte rasti në ndeshjen e fundit, por sonte shkoi mirë.

Duhet të përpiqemi të mbajmë vendin e dytë, i cili ka qenë një arritje e madhe në vitet e fundit. Fituam Skudeton dhe Superkupën, gjë që është pozitive. Rinovimi? Po bëjmë përparim. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

Një aludim keqardhjeje për shumë lëndime? Është padyshim një mendim individual. Mendoj se mund të kishim bërë shumë gjëra të mira, por ishim të pafat. Duhet të luftojmë deri në fund dhe të përpiqemi të qëndrojmë atje lart”, ka thënë Amir Rrahmani./Sport Ekspres/