Pritjes duket se i ka ardhur fundi. Është arritur marrëveshja për transferimin e Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar do të jetë lojtari më i ri i Torinos. Lajmin e ka konfirmuar i pagabueshmi i merkatos, Fabricio Romano.
Gazetari italian bën me dije se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një huazim me vlerë 1.5 milionë euro. Gjithashtu Torinoja do të ketë një opsion për të blerë kartonin e futbollistit shqiptar për vlerën e 12 milion eurove, si dhe një klauzolë shitjeje. Nëse Asllani do të qendrojë në Torino përtej huazimit 1-vjeçar, atëherë do të nënshkruajë për 3 sezone me klubon italian./Sport Ekspres/